Show Biz

Dafina Neziri – grimerja që po pushton tregun kosovar

Dafina Neziri, emër tanimë i njohur për të gjithë ne po vazhdon të jetë njëra ndër grimeret më të suksesshme në vendin tonë.

Ajo prej vitesh ka pushtuar tregun kosovar dhe në ditët e sotme është kthyer në përzgjedhjen e shumë personaliteteve të njohura, e që tashmë ka kaluar edhe kufijtë.

Përveç artistëve shqiptarë, puna e saj e mrekullueshme po njihet edhe në botë dhe së fundmi ka filluar të ndiqet nga ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Por, kush është Dafina Neziri?

Dafina deri në moshën 18-vjeçare ka jetuar në Gjermani dhe pasioni i saj ndaj grimit dhe estetikës nisi që në moshë të re.

Ajo më pas vendosi ta vazhdojë shkollimin në këtë drejtim në Slloveni dhe Gjermani, për t’u bërë profesioniste e “Make Up-it”.

E diplomuar në universitetin “Rochester Institute Of Technology”, Neziri lirshëm mund të thuhet se është artiste e çertifikuar dhe e perfeksionuar në të gjitha lëmitë.

Kur flitet për makijazh, e njëjta po ashtu posedon të gjitha nivelet e “Make Up-it”, bridal, natural, catwal, television makeup, special effects &film.

Dhe jo më kaq, Dafina erdhi në Kosovë për të sjellë një frymë të re të grimit me shkollën e “Kryolan”.

Si udhëheqëse e Krylon Kosova, më 21 tetor, organizoi “Master Class-in” e parë në Kosovë ku prezantoi për të pranishmit një “Scary make-up”, “Halloween make-up”, “Natural beauty make-up” dhe një “Glamorous make-up”.

Dhe një i tillë për të gjithë admiruesit e punës së artistes, do mund ta shohin në Gjermani këtë të shtune më 25 janar.

Marrë parasysh përvojën shumëvjeçare, natyrisht se interesimi i nxënësve nga e gjithë Evropa për të qenë pjesë e këtij “Master Class-i” ishte shumë i madh.

Veç tjerash, nuk duhet lënë anash as kursin 7 javor që ofron “Kryolan”, teksa vajzat të cilat regjistrohen në këtë shkollë, në fund të trajnimit, marrin edhe një diplomë për aftësimin e fituar, madje shumë prej tyre kanë vazhduar bizneset përmes saj jo vetëm në vend, por edhe më gjerë.

Dhe ajo që është më e rëndësishme, qendra të cilën e posedon është e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, Niveli KKK 3.

Për të parë punën e mahnitshme të grimeres Neziri, më poshtë ju prezantojmë disa nga imazhet dhe videot e publikuara në faqen zyrtare të saj në Instagram, “Dafine Neziri”, ku numëron afro 400 mijë ndjekës. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483