
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, deklaroi se një tjetër shtet ka ndryshuar pozicion ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se Republika e Afrikës Qendrore ka tërhequr njohjen për Kosovën.
“Republika e Afrikës Qendrore është vendi i 14-të që ka tërhequr, pezulluar ose saktësuar qëndrimin e saj për të mos e pranuar Kosovën”, deklaroi Daçiqi.
Ai madje pretendon se ka notën zyrtare të këtij shteti të cilin më parë edhe e kishte vizituar.
add a comment