Kosova

Daçiq pret tërheqje të tjera njohjesh për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i ka deklaruar agjencisë së lajmeve Tanjug se vendi i tij gjatë vitit 2020 do të vazhdojë luftën për mbrojtjen e integritetit dhe të sovranitetit territorial, luftën për zgjidhjen me kompromis të çështjes së Kosovës, por edhe për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Presim që shtete të tjera do të tërheqin njohjen e Kosovës”, ka thënë Daçiq, duke njoftuar për vazhdimin e angazhimit diplomatik kundër hyrjes së Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare. .

I pyetur për gjasat që të ketë tërheqje të tjera njohjesh të pavarësisë së Kosovës, Daçiq është përgjigjur: “Me rëndësi është se tërheqjet e njohjeve kanë ndryshuar pozicionin e Serbisë. Kur i kemi hyrë këtij procesi, 113 vende e kishin njohur pavarësinë e Kosovës. Sot 93 vende njohin pavarësinë r Kosovës, ndërsa në Kombet e Bashkuara duhet shumica prej 97 shtetesh”, ka thënë ai, transmeton Kosova.info.

Sipas tij, Kosovën nuk e njohin 95 shtete, se pesë shtete janë në “status fluid”, përkatësisht kanë vendime të ndryshme për tema të ndryshme dhe se Kosova nuk e ka shumicën në Asamblenë e Kombeve të e Bashkuara.

Ai nuk ka zbuluar se cilat vende do të mund të tërhiqnin njohjet për Kosovën, por është shprehur: Do të ketë, gjithsesi do të ketë tërheqje”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.