Kosova

Daci zbulon një detaj interesant për Isa Mustafën

Ish kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Daci nuk ka komentuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën për rezultatin në zgjedhjet e 6 tetorit.

Daci ka treguar se i ka afruar atij përkrahje në Akademi.

“S’kam koment sepse e kam koleg edhe në Akademi dhe jam munduar që në sëmundjen e tij, kur ka shkuar në Gjermani, ka ardhur një anëtar i familjes te unë dhe më ka njoftuar për gjendjen. Unë e kam hetuar që ai ka nevojë edhe për një përkrahje. U kam thënë që i bëni të fala babit dhe i thoni se sa jam unë kryetar i Akademisë, nuk do të ketë problem në Akademi”, ka thënë Daci në Rubikon.

Ndërsa për rezulatatin dhe punën e Isa Mustafës si kryetari i LDK’së, ka thënë se kjo gjë i takon LDK’së dhe strukturave të brendshme për t’i analizuar dhe parë rezultatet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.