SPORT

Cungu fitues i Dielli TEB Open

Tenisti nga Ulqini, Rrezart Cungu, është̈ kampioni më i ri i turneut të tenisit, Dielli TEB Open 2020.

Ai në finale mposhti tenistin nga Maqedonia e Veriut, Shëndrit Deari, me rezultatin 6:3, 7:5 në sete.

Ky ishte edicioni i 20-të i turneut më të njohur të tenisit në Kosovë. Turneu u zhvillua në terrenet e tenisit në Pishinën e Gërmisë për herë të parë dhe në transmetim direkt nga Art Motion Sport.

Dielli TEB Open 2020, i përkrahur nga Banka TEB, komuna e Prishtinës dhe Federata e tenisit e Kosovës u zhvillua sipas protokolit të kujdesit të shtuar të shëndetësisë së Kosovës dhe Federatës evropiane të tenisit ndaj pandemisë̈ botërore të shkaktuar nga virusi COVID-19. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.