Kosova

Çudit Konjufca! Nuk preferon të jetë pjesë e Qeverisë Kurti, kërkon të ketë këtë pozitë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se në Qeverinë e ardhshme e sheh veten më shumë si deputet, por që ka mundësi të ketë edhe ndonjë post tjetër.

Konjufca në një intervistë për RTK 3, ka thënë se rezultati zgjedhor tregon që qeverinë do ta udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje.

Sa i përket numrit të ministrive, Konjufca ka thënë se do të jetë maksimalisht 12, dhe do të ndahen në mënyrë proporcionale mes dy partive, përjashtuar dy që duhet t’iu jepen pakicave.

Konjufca ka thënë se fakti që kanë dalë të parët në zgjedhje, nënkupton që VV-ja duhet të ketë udhëheqësin e qeverisë.

Konjufca ka lënë të kuptojë që partia e tij do të kërkojë ministritë që ndërlidhen me fushat e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.