Show Biz

Capital T zbulon detaje të reja nga projekti “Diego”

Rep-artisti i njohur, Capital T, vazhdon të jetë ndër më të dëgjuarit në estradën shqiptare.

Ai në rrjete sociale është aktiv me postime nga përditshmëria, përfshirë edhe imazhet interesante nga udhëtimet.

Ndërkohë, derisa po shijon kohën jashtë vendit, reperi ka bërë të ditur se nesër do të lansohet kënga e re.

Të njëjtën e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke zbuluar edhe detaje të tjera.

“Diego” mban titullin prodhimtaria muzikore, që në platformat digjitale do të jetë rreth orës 18:00.

“Fjalët e nënës” në anën tjetër është hiti tij I fundit, që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së tij.