SPORT

Tronditet Ronaldo, nëna e tij pëson sulm në tru

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores, është dërguar në spital pasi që ka pësuar goditje në tru, sipas raportimeve nga mediat lokale në Madeira të Portugalisë.

Dolores Aveiro – që, përveç Cristiano Ronaldos, i ka edhe tre fëmijë të tjerë – është pranuar në spitalin Dr Nelio Mendonca në vendlindjen e saj, Madeira, sot në orën 5:00 të mëngjesit.

Mediat lokale thonë se ajo është në gjende stabile dhe ka vetëdije. Ajo pritet t’i bëjë edhe disa teste të tjera mjekësorë gjatë orëve në vijim për ta kuptuar gjendjen e saj shëndetësore edhe më mirë.

Një gazetë lokale shkruan se ajo pësoi sulm ishemik, që shkaktohet nga një mpiksje e gjakut që i bllokon venat e gjakut në tru. Ky është lloji më i zakonshëm i goditjeve në tru.

Në fillim të vitit të kaluar, Dolores kishte zbuluar se “ishte duke jetuar për jetën e saj”, pasi që ishte prekur sërish nga kanceri. Ajo më vonë e fitoi këtë betejë, pasi ishte diagnostikuar me kancer në gji në vitin 2007.

Në shkurt të vitit të kaluar, gjatë një udhëtimi në Itali për ta festuar ditëlindjen e 35-të të Ronaldos, ajo e pranoi se ka probleme të reja shëndetësore.

“Unë e pata një operacion në gjirin tjetër në Madrid, kam bërë edhe radioterapi dhe tani po luftoj për jetën time”.

Ende nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga spitali ku thuhet se është shtruar nëna e Ronaldos. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.