SHËNDETËSIA

Covidi ka pasur ndikim tek të gjitha grup-moshat, thotë neuropsikiatri Rexhepi

Pandemia COVID-19 ka rritur numrin e personave që kanë probleme me shëndetin mendor në Kosovë.

Neuropsikiatri Sami Rexhepi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se kanë mbi 1 mijë e 800 persona nën mbikëqyrje, ndërsa gjatë pandemisë  ky numër është rritur.

“Mjerisht, Qendra për Kujdesin Mendor në Prishtinë është qendër për regjionin e Prishtinës, që do të thotë se i mbulojmë 7 komuna. Përveç komunave mbulojmë edhe gjykata themelore që kanë trajtim të detyrueshëm po ashtu edhe ata që riatdhesohen. Është pak për me i mbulu nevojat, vetëm klientë të rregullt kemi mbi 1.800”, deklaroi ai.

Duke folur për problemet që janë shfaqur gjatë kësaj pandemisë, Rexhepi thotë se të gjitha grupmoshat janë prekur sa i përket shëndetit mendor.

“Nuk ka moshë e cila nuk është prekur, mënyra dallon. Të fëmijët është ndërprerë socializmi, që do të ketë pasojë më vonë. Tek të rriturit është rreziku ekzistenca ekonomike. Të moshat e shtyra ka qenë se janë të rrezikuara nga virusi, pra nuk ka moshë e cila nuk është prekur”, tha ai.

Rexhepi theksoi se problem pas pandemisë do të jetë edhe trajtimi që do të iu bëhet personave që e kanë kaluar virusin.

Si përfundim, neuropsikiatri këshillon qytetarët që ta motivojnë vetën dhe të kontribuojnë në luftën ndaj pandemisë COVID-19.

 “Sa më tepër e motivojmë vetën që jem pjesë e një beteje, ne nuk do të kemi probleme të shëndetit mendor. Por, nëse ne e marrim këtë si një masë administrative, dhe përdorimi i maskës ose distanca fizik është vetëm kujdes për mos ndëshkim, atëherë ne do të mbushemi ankth dhe do të rebelohemi. Por, nëse e marrim e ne po e bëjmë me vetëdije të plotë për një qëllim të caktuar ne do të jemi krenar për një sukses. Ta marrim se jemi ushtarë të gjithë dhe do ta fitojmë këtë betejë”, ka thënë në fund ai./Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.