Kosova

COVID-19/ Sasi të mëdha oksigjeni shkarkohen tek Klinika Infektive

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po furnizohet me oksigjen.

Në bazë të disa fotografive që një lexues i ka dërguar në redaksin tonë, shihet se Infektiva po furnizihet me bombola të oksigjenit të cilët shërbejnë për personat që janë të infektuar me COVID-19 dhe po trajtohen në këtë klinikë.

Gazeta Express ka tentuar të kontakojë me drejtoreshën e Klinikës Infektive si dhe u.d e drejtorit të SHSKUK-së, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm. Kujtojmë se në 24 orët e fundit u shënuan 19 viktima nga COVID-19 si dhe u regjistruan 711 raste të reja.