Kombëtare

Covid-19/ Qeveria spekulon me një financim të Bankës Botërore dhe e shpërdoron!

Ndërsa Shqipëria është ndër të paktat vende në Botë pa një financim të destinuar, transparent për sistemin shendetësor në përballje me Covid, Qeveria kërkon të përdori si “makiazh” edhe atë fond minimal të Bankës Botërore duke e thermuar atë.

Banka Boterore i ka akorduar shendetësisë sonë 15 M $ për këtë qëllim, shifer kjo se paku 10 herë nën nevojën emergjente të sistemit, që duhet të garantohet nga Shteti.
Fatkeqësisht edhe ky fond minimal po keqpërdoret për arësye “propagandistike” duke e ndarë atë në “1000 copa” e humbur keshtu efikasitetin e tij.

Dëgjova komunikimin për përdorimin e kësaj shume: që nga testimi i popullesisë e sigurimi i maskave për atë, tek mjetet mbrojtëse të sistemit shendetësor, forcimi i strukturave shendetësore përfshi edhe reanimacionet, aparaturat e avancuara, etj etj, te laboratorët….!

Sikur ky financim të ishte së paku 200 M $.

Qesharake kjo, thjesht per “makiazh” të një gjendje tragjike të sistemit tonë shendetësor, kur mungon pothuajse gjithëçka nga mbrojtja e personelit tek kondicionimi i Spitaleve

Covid në këto ditë të nxehta, nga testimet e deri te pajisjet e domosdoshme.

Në fund diçka: kishin shkruar edhe laboratorët, për cilët e kanë fjalën?

Sepse ato të Kujdesit Parësor u sakrifikuan për atë Check ap që nuk e di nqs vazhdon të paguhet akoma, ndërsa ato spitalore janë dhëne me PPP!

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483