Bota

Covid-19 po e gjunjëzon ekonominë e Zelandës së Re

Zelanda e Re po përjeton recesionin më të thellë prej dekadash të tëra pas masave të rrepta kundër pandemisë Covid-19, të cilat e ndihmuan vendin ta frenonte përhapjen e sëmundjes dhe u lavdëruan gjerësisht. Zelanda u mor si shembull i përpjekjeve qeveritare për të mos lejuar përhapjen e pandemisë, dhe rezultoi e suksesshme.

Por ekonomia nuk i ka shpëtuar pasojave të kufizimit. PBB-ja e vendit u tkurr me 12.2% mes prillit dhe qershorit kur ndodhi karantina dhe mbyllja e kufijve. Ky është praktikisht recesioni I parë I saj që nga kriza globale e 2008-tës dhe më i rëndi i regjistruar ndonjëherë që prej vitit 1987, kur filloi sistemi aktual i matjes.

Qeveria megjithatë shpreson në një rimëkëmbje të shpejtë. Kombi prej gati pesë milionë banorësh u deklarua për pak kohë pa virus, dhe në total ai pati vetëm 25 vdekje nga Covid-19.

Ekonomia tani ka të ngjarë të jetë një prej temave kryesore në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, të cilat u shtynë pas një rritjeje të papritur ta rasteve me koronavirus në muajin gusht. Sektorët ndër më të goditur janë ata të shitjes me pakicë, akomodimit, restorantet dhe transporti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483