SHËNDETËSIA

COVID-19 përhapet frikshëm/ 409 mijë të prekur dhe mbi 18 mijë viktima

Numri i të prekurve me COVID-19 në të gjithë botën po I afrohet 410 mijëve, 100 mijë më shumë se një ditë më parë.

Sipas shifrave në kohë reale, që mund ti ndiqni në linkun në fund të lajmit, aktualisht në botë janë 409,014 të prekur, ndërsa numri total I viktimave ka arritur në 18246.

Janë 104,234 të shëruar në të gjithë botën, ndërsa shtetet më të prekura janë: Kina, Italia, SHBA-ja, Spanja, Gjermania, Irani dhe Franca.

Në Kinë ka 81,591 të prekur të regjistruar nga sëmundja, me 3176 viktima, përfshirë këtu edhe Tajvanin.

Lajmi i mirë nga vendi ku nisi pandemia është se ka një ulje të madhe të numrit ditor të të prekurve, gjë që tregon vënien nën kontroll të situatës.

Italia është vendi me numrin më të madh të vitkimave në botë. Janë 6820 të vdekur në vendin europian më të goditur nga kjo krizë shëndetësore mbarëbotërore dhe mbi 69 mijë të prekur.

Mes të dhënave është edhe Shqipëria me 123 të prekur dhe 5 të vdekur. /A.R, Syri.net

Linku ku mund të ndiqni shifrat në kohë reale:

https://www.corriere.it/speciale/esteri/2020/mappa-coronavirus/