Bota

COVID-19, Koreja e Veriut bën thirrje për kontroll më të rreptë të kufirit

Koreja e Veriut bëri thirrje të dielën për kontroll më të rreptë të kufirit si dhe për kufizime të coronavirusit, për shkak të përkeqësimit të situatës së pandemisë.

“Ne duhet ta ruajmë me rigorozitet bllokimin e barrierave në mënyrë që ta mbrojmë sigurinë e kombit dhe mirëqenien e njerëzve në krizën shëndetësore”, sipas gazetës zyrtare të Partisë së Punëtorëve të Koresë, Rodong Sinmun.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Koreja e Veriut ka pretenduar vazhdimisht që vendi është i “lirë” nga coronavirusi.

Në një fjalim muajin e kaluar, udhëheqësi Kim Jong-un, tha se ishte mirënjohës për vendin që nuk kishte ndonjë viktimë nga sëmundja e COVID-19.

Në anën tjetër, Koreja e Jugut raportoi të shtunën 330 raste të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 30 mijë.