
Pandemia e koronavirus është përhapur me shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Numri i viktimave dhe të prekurve nga ky virus famkeq janë të shumtë.
Lojtarët e futbollit nuk kanë hezituar dhe kanë dhuruar donacione për autroitetet shëndetësore.
Kështu, ditën e sotme mësojmë se futbollisti i Real Madrid, Gareth Bale së bashku me gruan e tij, kanë dhuruar 500 mijë paund për Spitalin Universitar të Uellsit, një institucion me të cilin Bale ka marrëdhënie të mira. “Dëshira e Gareth dhe Emma ishte që paratë të shpenzohen në luftën kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
Len Richards, drejtor ekzekutiv i këtij institucioni, falënderoi çiftin për kontributin e tyre bujar: “Është shumë inkurajuese të dëgjosh që ata kanë zgjedhur spitalin e vendlindje për të dhënë diçka”.
add a comment