SHËNDETËSIA

COVID-19 do bëhet sezonal/ Ekpertët belg: Gjasat janë të mëdha

Sipas virologëve nga shtabi belg i krizës për koronavirusin, ata paralajmërojnë se janë të mëdha gjasat që koronavirusi COVID-19 të bëhet sezonal dhe rekomandojnë mbajtje të maskave në çdo rast.  

Ekspertët nga shtabi i krizës konsiderojnë se ky “nuk është vetvetiu një lajm i keq”, por se tani për tani imuniteti kolektiv është tejet i dobët.

“Besojmë se me kalimin e kohës, për disa vite, virusi gjithnjë e më tepër do të sillet si një i ftohtë dhe pasojat nga infektimi do të jenë më pak të tmerrshme”, deklaroi virologu Stiven De Giht.  

Në shpjegimin e tyre, mjekët thonë se ka edhe lloje të tjerë të koronaviruseve të cilët janë ciklikë, por tani për tani nuk dihet se cili është cikli i COVID-19.  

Por, në çdo rast do të nevojiten “disa vite” për t’u arritur bilanci mes seriozitetit të infektimit dhe imunitetit.  

Që të dilet gradualisht nga izolimi i qytetarëve dhe të ristartohet ekon omia, autoritetet shëndetësore belge konsiderojnë se do të jetë e domosdoshme ndjekja sistematike e të sëmurëve dhe mbajtja e maskave.