Courtois për disa javë jashtë fushës

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, pritet t`i mungojë Real Madridit për disa javë pasi ka pësuar një lëndim serioz gjatë stërvitjes.

Klubi i La Liga ka bërë të ditur se ai ka një çarje në meniskun e gjurit të djathtë, duke e lënë atë në nevojë të një pushimi.

“Pas analizave të bëra sot, lojtari ynë Thibaut Courtois është diagnostikuar me një këputje të meniskut të brendshëm në gjurin e tij të djathtë”, thuhet në një deklaratë zyrtare të klubit. 

Me humbjen e Courtois, Real Madrid do të ketë sfida të mëdha për t’u përballur në pjesën tjetër të sezonit. Trajneri Carlo Ancelotti do të duhet të gjejë zgjidhje të shpejta për të mbuluar boshllëkun e krijuar nga mungesa. Kohëve të fundit, kur ka munguar portieri belg, ukrainasi Andriy Lunin ka pasur besim më të madh të trajnerit krahasuar me Kepa Arrizabalaga.

Go to TOP