SPORT

Conte: Jam shumë i lumtur me Lukakun e Martinezin

Trajneri i Interit, Antonio Conte thotë se është shumë i lumtur me sulmuesit, Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinez.

Lukaku këtë sezon ka shënuar rregullisht në Serie A, megjithatë ka dështuar që formën e njëjtë ta tregojë edhe në Evropë, transmeton Koha.net.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne (Lukaku), njëjtë si Martinezi. Të dytë janë duke ia dalë shumë mirë. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që të vazhdojnë kështu”, është shprehur Conte në prag të sfidës me Torinon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.