SPORT

Conte: Ishim të pafat edhe pse krijuam shumë raste

Antonio Conte këmbëngul se Interi ‘luajti mirë dhe kishte shumë shanse’ për të barazuar në Derby della Madonnina, por shtoi se nuk ishin mjaftueshëm klinik.

Nerazzurrët pësuan disfatën e tyre të parë në këtë sezon, pasi u mposhtën 2-1 nga rivalët e mëdhenj lokal të Milanit.

“Mendoj se kemi luajtur shumë mirë, kemi krijuar shumë situata për të shënuar gola, në disa raste ishin të pafat, dhe është zhgënjyese sepse djemtë sigurisht që bënë përpjekje dhe besuan se mund të fitonin”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.

“Ne ishim të shpërqendruar dhe bëmë gabime në dy golat e tyre, ende kishim mundësitë për të barazuar, por Milani fitoi dhe kështu i përgëzojmë ata”.

“Çdo ndeshje duket se krijojmë shumë e shumë mundësi shënimi, kështu që duhet të jemi më gjakftohtë dhe klinikë para portës. Në të njëjtën kohë, nuk mund të ankohem për qëndrimin e tyre, pasi u përpoqëm gjithçka që të paktën të shënonim golin e barazimit”.

“Të dy golat ishin plotësisht të evitueshme, kjo është e sigurt. Në këtë moment, ndiej se ky është roli më i mirë për Kolarov. Ai e bëri atë për Romën, ai e bëri atë për Serbinë dhe në këtë fazë të karrierës së tij, është pozicioni më i zgjuar për të”.

“Ne kemi dy mbrojtës krahu shumë sulmues dhe dy sulmues të pastër, kështu që ekuilibri është thelbësor. E megjithatë disa ende ankohen sepse duan një ‘trequartista’”. “Kemi luajtur, kemi krijuar shanse, dhe duke konkretizuar më shumë prej tyre do të kishim parë njerëzit të flasin për një Inter mbresëlënës në çdo aspekt. Në vend të kësaj, ne po flasim për një humbje dhe më e keqja për të gjitha një humbje në derbi”, përfundoi trajneri italian.