SPORT

Coco Gauff-16-vjeçarja pritet ta udhëheqë botën e tenisit

Një nga gjërat më pak befasuese që Coco Gauff mund t’i zbulojë, është se ajo filloi të mësojë të vozisë në moshën 13-vjeçare. Sigurisht, që e bëri një gjë të tillë.

Në fund të fundit, Gauff është adoleshentja amerikane që vitin e shkuar e mahniti kampionen e pesëfishtë të “Wimbledonit”, Venus Williams, duke e eliminuar në raundin e parë.

Pas kësaj befasie, Gauff e bëri edhe publikun për vete falë zhvillimit të saj të shpejtë si teniste që ka një të ardhme të ndritur. Deri në kohën kur ajo u bë 16 vjeçe, në mars të këtij viti, Gauff kishte fituar titullin e saj të parë në nivel turneu, duke eliminuar kampionen në fuqi, Naomi Osaka, nga “Australian Open”, shkruan BBC.

Pas kësaj, Gauff menjëherë u fut në mesin e 50 tenisteve më të mira në botë dhe u bë një zë i fuqishëm duke folur kundër pabarazisë racore. Vetëpërmbajtja, oratoria dhe pjekuria e saj, përkundër moshës së re, kanë bërë që Gauff të fitojë shumë admirues. Dhe për këtë nuk duhet të shikosh shumë larg për të konfirmuar se ku ka arritur Gauff.

Më 1 korrik të vitit 2019, një 15-vjeçare amerikane doli në terren të përballet me idhullin e saj, Venus Williamsin në Grand Slamin e “Wimbledonit”. Ata që ndjekin statistikat mund të kishin vënë re se Gauff ishte bërë lojtarja më e re që u kualifikua në shortin kryesor të Wimbledonit që nga koha e hapjes së këtij turneu në vitin 1968.

Ndërkohë, të tjerët të befasuar nga paraqitja e saj e mirë po pyesnin zyrën e shtypit se si duhej t’ia shqiptonin mbiemrin: “Gaëf” ose “Goff”. Dhe pa marrë parasysh se si e shqiptonin mbiemrin e saj, ata ende po e thërrisnin adoleshenten me emrin që ishte përfaqësuar – Cori.

Por një fitore 6-4 6-4 ndaj një lojtareje që kishte fituar katër tituj “Grand Slam” para se ajo të lindte, ndryshoi gjithçka – Coco tashmë kishte dalë në skenë. Ajo u bë emri më i nxehtë derisa përparonte nëpër raunde, duke arritur deri në 1/16 e finales. Por, në këtë raund, Coco u mposht nga kampionia eventuale Simona Halep. Pas meçit, turma e magjepsur nga paraqitjet e saj u ngrit në këmbë dhe e përshëndeti me brohoritje të mëdha.

“Ishte një prej momenteve më të mira në jetën time që ende e kujtoj me krenari”, pranon Coco.

Gauff bëri një përshtypje të qëndrueshme, jo vetëm me ekspertët që parashikuan një të ardhme të mbushur me trofe, por edhe me publikun që pa një adoleshente të përulur që ishte “falënderuese për përvojën”. Profili i saj menjëherë shpërtheu në botën e tenisit.

Shpërthimi në rrjetet sociale

“Unë shkova nga ndoshta 30 mijë ndjekës (në mediat sociale) në 500 mijë sish brenda natës, dhe patjetër që mora shumë njohje nga njerëz me të vërtetë të famshëm në të gjithë botën”, pranon Gauff. “Është diçka për të cilën ende nuk jam mësuar, por po përpiqem maksimalisht”.

Megjithatë, ajo e trajtoi vëmendjen e rrjeteve sociale si një lojtare me përvojë, që zakonisht në konferencat për shtyp nuk shfaq frikë nga kundërshtaret dukshëm më të forta. Të paktën kështu duket nga jashtë. Por Gauff këtë e tregon paksa më ndryshe. Pranon se është nervoze, por këtë nuk e shfaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483