Kosova

Ç’mot do të mbajë gjatë javës?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovën bën të ditur se në këto gjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

IHK njofton se në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat ditën e martën parashihen të sjellin shi, ndërsa në viset kodrinore-malore reshje shiu dhe bore.

Kjo situatë e përkohshme meteorologjike nuk do të ndikoj në uljen rapide të temperaturave, meqë nga dita e enjte sërish do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Kushtet bio-meteorologjike dhe agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira, për shkak të prezencës së elementeve meteorologjike.

Indeksi UV ditën e hënë, të enjten dhe gjatë vikendit mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-12m/s.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.