EKONOMI

“Çmimet po rriten në mënyrë të pakontrolluar, buxheti të kalojë në fund të tetorit”

Ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu ka thënë se pandemia ka bërë që bota të ballafaqohet me krizë ekonomike duke mos e anashkaluar as Kosovën.

Por sipas tij, në këtë krizë ka ndikuar edhe ndërrimi i Qeverive që e ka vështirësuar situatën duke bërë që të ketë rritje të çmimeve të produkteve.Sipas tij, Qeveria dhe niveli lokal duhet të adresojë buxhetet për vitin 2021, si cili duhet të kalojë në fund të tetorit.

“Si ekspert kemi paralajmëruar se pas pandemisë Covid-19 bota do të ballafaqohet me një krizë ekonomike dhe falë një globalizmi që është duke e dominuar botën dhe Kosova nuk mund të jetë e anashkaluar në këtë drejtim. Në Kosovë e kemi një kampanjë politike e cila po zgjat që nga fillimi i pandemisë. E them këtë bazuar në faktin që kemi pasur dy mandate të zgjedhjeve në nivel qendror, tri qeveri dhe kjo e vështirëson situatën në Kosovë. Është parë një rritje e çmimeve të produkteve strategjike. Në rend të parë fitimi i bazuar në ekonominë dhe në interes dhe e dyta përdoren për qëllime politiko-strategjike për të arritur objektiva të caktuar. Bota është në një situatë më acaruese sa i përket raporteve me fuqi të mëdha dhe e tëra kjo godet që lënda e parë do të jetë shumë më e shtrenjtë”.

Ai sqaron shoqëria në Kosovës është e varur nga importi do ta ketë shumë më të vështirë, krejt kjo ngase sipas tij, agjenda politike po dominon në vend.

“Energjia dhe burimet energjetike do të jenë të përdorura për mekanizëm si projeksion dhe e tëra kjo do të ndikojë që edhe në Kosovë të kemi ngritje të çmimeve. Vet fakti që Kosova eksporton para të gatshme dhe është shoqëri e varur nga importi do ta ketë shumë më të vështirë dhe për vet faktin që agjenda politike po dominon në Kosovë dhe ekonomia po anashkalohet besoj qytetarët do ta kenë shumë më të vështirë”, tha ai.

Sipas tij, duhet të priten rezultatet e balotazheve në mënyrë që të dihet se cila do të jetë qasja e institucioneve, duke shtuar se rritja e çmimeve në Kosovë po bëhet në mënyrë të pakontrolluar, raporton EO.

“Në Kosovë duhet të pritet balotazhi në nëntor dhe të dihet cila do të jetë qasja institucionale. Edhe Qeveria dhe niveli lokal duhet t’i drejtoj ose t’i adresojë buxhetet për vitin 2021. Dita e fundit e buxhetit që duhet të kalojë në Qeveri është fund i tetorit. Politika është ajo po e ngulfat ekonominë në aspektin social në Kosovë. Por brenga që e rëndon edhe më shumë aspektin social në Kosovë është se kemi rritje të pakontrolluar të çmimeve. Kosova sot e ka valutë paqësore euron inflacionin 4.9% që është një shifër alarmante”, tha Gërxhaliu.Në bazë të rritjes dy mujore, çmimet botërore të ushqimit në shtator arritën mesataren e tyre më të lartë mujore që nga tetori i vitit 2011.Siç njofton Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO), Indeksi mujor i Çmimeve të Ushqimit ishte mesatarisht 130 pikë, duke u rritur me 1.5 pikë ose 1.2 për qind nga gushti i nxitur nga shtrëngimi i kushteve të furnizimit dhe kërkesa e fortë për produktet kryesore si gruri dhe vaji i palmës.

Shfaq më shumë
//benoopto.com/4/3473483