EKONOMI

Çmimet e naftës bien për herë të parë nën zero

Çmimet e naftës në Shtetet e Bashkuara kanë rënë në vlera negative për herë të parë në histori.

Kjo ka ndodhur për shkak të rënies së kërkesave, si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Kontratat e dërgesave për muajin maj të naftës së papërpunuar West Texas Intermediate janë mbyllur me çmim prej minus 37.63 dollarësh për fuçi.

Kjo do të thotë se prodhuesit do të duhet t’i paguajnë blerësit për të marrë naftën e tyre të papërpunuar, që ata nuk mund ta shesin.

West Texas Intermediate që përdoret si pikë referimi për naftën amerikane,

Rënia e çmimeve vjen pavarësisht një marrëveshjeje që kanë arritur këtë muaj prodhuesit e naftës për ulje të prodhimit për rreth 10 për qind.

Industria e naftës është duke luftuar me kërkesa në rënie, pasi shumë vende të botës janë izoluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke ndërprerë një pjesë të madhe të trafikut ajror dhe rrugor.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.