SPORT

Clippers fiton ndaj Golden State, Philadelphia “leksion” Brooklyn

Clippers ka regjistruar fitore 135:131 si mysafir i Golden State, duke barazuar 1:1 serinë e çerekfinaleve në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshja ishte e dominuar nga basketbollistët e Warriors, që u shkëputën deri në 30 pikë, por në fund erdhi përmbysja e lojtarëve nga Los Anxhelosi.

Curry realizoi 29 pikë e Durant 21, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Lou Williams me 36 pikë e 11 asist ishte lider në fushë për Clippers, mbështetur nga Harrell me 25 pikë e Gallinari me 24 sosh.

Barazohet 1:1 edhe seria e çerekfinaleve mes Philadelphia e Brooklyn.

Skuadra e 76ers fitoi 145:123 ndaj Nets, në një ndeshje spektakolare.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim, skuadra e Philadelphia u shkëput në pjesën e dytë.

Gjashtë lojtarë të Philadelphia realizuan mbi 10 pikë, me Embiid që realizoi 23 pikë.

Te Brooklyn zhgënjyen titullarët, duke mos dhënë atë që pritej.

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale Play off: 1:8 Milwaukee – Detroit, 121:86 (1:0), 4:5 Boston – Indiana, 84:74 (1:0), 3:6 Philadelphia – Brooklyn, 145:123 (1:1), 2:7 Toronto – Orlando, (0:1)

Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale Play off: 1:8 Golden State – Clippers, 131:135 (1:1), 4:5 Houston – Utah Jazz, (1:0), 3:6 Portland – Oklahoma, (1:0), 2:7 Denver – San Antonio, (0:1).

Leave a Reply

Your email address will not be published.