Kosova

Clark: Kosova do ta ketë ushtrinë e mirëfilltë

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark ka deklaruar se Kosova duhet të integrohet në Evropë (Bashkimin Evropian) si anëtare e NATO-s. Këto komente, Clark i bëri në Konferencën për Sigurinë që po mbahet në Prishtinë për 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

“Kosova ka një mundësi që të jetë një pishtar për siguri në Evropë. Institucionet e juaja janë të reja, ato mund të ndërtohen, mund të formësohen, mund të forcohen”, tha Clark.

“Ju do ta keni një ushtri dhe ajo do të jetë një ushtri e mirëfilltë këtu në Kosovë, mirëpo kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Ju keni nevojë për ligje të forta dhe të keni një sistem të fortë të drejtësisë si dhe ju keni nevojë për investime”, deklaroi gjenerali Clark.

Në këtë aspekt, ai tha se do të dëshironte ta shihte Kosovën si një vend evropian ku investitorët amerikanë do të ndiheshin të sigurt të investonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.