Kosova

Çka thotë Beogradi për dialogun me Kosovë

Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri thirrje që dialogu të fillojë sa më shpejt, Beogradi kujton që bisedimet u bllokuan ekskluzivisht nga Prishtina. Heqja e barrierave tregtare hapi mundësinë që përfaqësuesit e të dy palëve të ulen përsëri në tryezë, dhe data e parë e mundshme është pas zgjedhjeve të 21 qershorit, thotë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.

Heqja e “masës së reciprocitetit” për Hashim Thaçin nënkupton heqjen e justifikimit të fundit të Beogradit për të vazhduar dialogun me Prishtinën, shkruan RTS.

“Ne nuk do të lejojmë që të cenohet integritetit dhe territori i Kosovës, nuk e di se cili është plani i Serbisë. Se a do të mund të arrihet marrëveshja brenda këtij viti, jam optimist se gjërat do të lëvizin në kahen e duhur. Destinacioni ynë është i qartë që të jemi pjesë e familjes evropiane”, deklaroi Thaçi.

Ndërsa, kryeministrja serbe Ana Brnabic deklaron se Beogradi asnjëherë nuk ka përdorur ndonjë justifikim për të vazhduar dialogun.

“Beogradi ka qenë gjithmonë në favor të dialogut dhe Beogradi ka zbatuar gjithmonë të gjitha marrëveshjet e arritura. Nga ana tjetër, Prishtina foli dhe kur ne biem dakord për diçka nën kujdesin e BE-së, ajo nuk e zbaton atë,” theksoi Bërnabiq.

Siç shkruan RTS, kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq gjithashtu i referohet asaj marrëveshje. Ai kujton se rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar në rrugën e zgjidhjes.

“Kosova nuk ka më shumicë në Kombet e Bashkuara, nuk ka shumicë në organizatat ndërkombëtare, madje nuk ka mbështetjen e zbrazët të disa vendeve perëndimore që nuk besojnë më se çështja është zgjidhur. Ne jemi të gatshëm për dialog, por dialogu duhet të jetë një kompromis”, tha Daçiq.

Kryetari i të ashtuquajturit, komision parlamentar i Serbisë për Kosovën, Milovan Dreçun, tha se ishte e mundur të priteshin propozime nga Gjermania si shteti drejtues i Unionit, ose nga Lajcak.

“Megjithëse ekziston një problem i marrjes së një pozicioni të unifikuar për shkak të pesë shteteve të BE-së që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës,” shtoi Dreçun.

Urime kryeministrit të ri Avdulah Hotit, po vijnë në Prishtinë nga Gjermania. Angela Merkel tha se ajo mbetet e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj. Përfshirë edhe në dialogun me Beogradin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.