Kosova

Çka tha Ramush Haradinaj pas takimit me Thaçin?

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj është i vetmi që dha detaje nga takimi me Presidentin Hashim Thaci. Haradinaj thotë se Thaci e njoftoi për takimet e tij me Aleksandër Vuciqin në Uashington, por se nuk u ka thënë “asgjë konkrete”.

Haradinaj pas takimit me të parin e vendit, ka thënë se nga ai është informuar për takimin që Thaci e ka pasur me presidentin serb, në Uashington javën e kaluar.

“Është një takim i ftuar prej Presidenrit për konsultë dhe për informim për takimet në Uashington të Presidentit me Presidentin Vuciq. Do t’i përgjigjem takimeve bilaterale si Presidentit si institucioneve”, ka thënë Haradinaj para mediave.

Ai tha se nuk pati reagim nga Presidenti rreth konferencës, që Haradinaj po planifikon ta mbajë me liderët politikë në vend, në lidhje me unifikimin e qëndrimeve për dialogun me Serbinë.

Ndërkaq Haradinaj thotë se nuk pati asnjë dukement dhe asgjë konkrete nga Thaci nga takimet në Uashington.

“Nuk ka nxjerrë ndonjë dokument, por shpjegime ka dhënë që është biseduar për mundësinë e ecjes përpara për ndonjë marrëveshje përfundimtare, por nuk kishte ndonjë dokument, ndonjë gjë konkrete”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.