Kosova

Çka tha Pacolli pas takimit me Haradinajn?

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë publik fjalimin që e ka mbajtur sot para anëtarëve të partive politike që janë mbledhur në Kuvend të Kosovës me ftesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pacolli ka shkruar në Facebook se në këtë takim që është mbajtur i mbyllur për media ka folur për dy tema të rëndësishme për vendin.

Ai thotë se AKR-ja që nga fillimi e ka mbështetur heqjen e taksës dhe fillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai  ka thënë se për herë të parë zyrtarë të lartë amerikanë janë duke kërkuar heqjen e trupave amerikane nga Kosova, kjo për shkak të sjelljes së Kosovës dhe hezitimit për të mbështetur lidershipin amerikan.

“Është koha që qeveria të marrë seriozisht situatën dhe të ndërmarrë veprime në përputhje me kërkesat amerikane”, thotë ai, teksa shton se edhe opozita kanë dallime sa i përket këtyre çështjeve me interes për vendin.

“Opozita ka dallime në nuancat e saj, por opozita qëndron e bashkuar në mbrojtjen e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe ruajtjen e pranisë së saj ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në Kosovë. Pa mbështetjen e Amerikës, siguria jonë, integriteti ynë territorial dhe qëndrimi ynë ndërkombëtar janë në rrezik. Kjo lojë e fundit që vë në dyshim rëndësinë e trupave amerikane në Kosovë është e rrezikshme dhe kërkon përgjigjen tonë përtej dallimeve partiake”, ka shtuar ai.

Postim i plotё:

Behgjet Pacolli

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Më poshtë gjeni fjalimin që mbajta sot në takimin e thirrur nga Z. Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku shpreha qëndrimin e Aleancës Kosova e Re për hapat koordinues në lidhje me dialogun dhe arritjen e unitetit kombëtar.

—————

Shiko më shumë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.