Show Biz

Çka po ndodh mes Malumës dhe Winnie Harlow?

Maluma ka shtuar edhe më shumë dyshimet për lidhje të re.

Maluma tash e një kohë është duke u përfolur për lidhje të re, ani pse nuk e ka konfirmuar.

Këngëtari thuhet se po shijon romancën me modelen Winnie Harlow, pasi tash e sa herë janë parë bashkë.

Së fundi, ai publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, bashkë me modelen dhe motrat Kardashian, Kim dhe Kourtney.

Kjo një herësh shtoi edhe më shumë dyshimet se Maluma dhe Winnie janë në lidhje.