Show Biz

Çka po ndodh me Kylie Jenner dhe Travis Scott?

Ajo ishte në ballinën e revistës Playboy, në një fotosesion me regji të reperit Travis Scott.

E në një intervistë me revistën, Kylie Jenner mburrej sesi jeta seksuale me babain e fëmijës ishte më e mirë pas lindjes së vajzës Stormi,

Por të martën, gati dy javë pas kësaj, TMZ raporton që çifti është ndarë.

Kylie dhe Stormi ishin në dasmën e dytë të Justin Bieber dhe Haily Baldëin në Karolinën e Jugut, por nuk kishte shenja të Travisit.

TMZ vuri në dukje se dyshja nuk janë fotografuar së bashku në publik pasi Kylie, 22 vjeç, u bashkua me Travis, 28 vjeç, në premierën e dokumentarit të tij Netflix, Look Mom, I Can Fly më 27 gusht.

Sipas TMZ, ata ishin munduar të vazhdonin lidhjen prej kohësh, por vendosën disa javë më parë të bëjnë një pushim.

Kujtojmë se çifti ka vajzën bashkë Stormi, që është vetëm njëvjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.