SPORT

Çka po kërkon Barça nga Arsenali për huazimin e Coutinhos?

Emirates, sipas mediave britanike.

Përfaqësuesi i Brazilit e kaloi këtë sezon i huazuar në Bayern Munich, por kampioni gjerman nuk dëshiron ta blejë përfundimisht atë për 120 milionë euro.

Coutinho është vetëm njëri prej disa lojtarëve të cilët Barcelona dëshiron t’i largojë në afatin kalimtar të verës.

ESPN raportoi në fillim të kësaj jave se Barcelona ia ka ofruar Arsenalit mundësinë ta marrë Coutinhon, por klubi nga Londra Veriore nuk është i gatshëm t’i pranojë kushtet e katalonasve.

Barça kërkon që Arsenali t’i paguajë rreth 12 milionë euro për huazimin plus pagën e Coutinhos.

Megjithatë, sipas mediave britanike, Arsenali nuk e ka pranuar një ofertë të tillë.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//zikroarg.com/4/3473483