Kosova

Çka nëse largohet Thaçi nga politika, kush do të çlirohet? Tregon Abazi

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi ka thënë se largimi i presidentit Hashim Thaçit nga politika do të duhej gjithashtu ta çlironte LDK nga klika e SHIK-ut dhe urdhëruesve të vrasjeve të bëra gjatë dhe pas luftës.

Abazi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se MPB është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve dhe orkestrimit të rasteve përfshirë edhe vrasjen e gazetareve dhe dëshmitarëve.

“MPB dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specializuara. Ata nuk guxojnë të veprojnë dhe kjo është arsyeja që krijojnë spektakle me mëndu keq e mbrapsht janë të parët”, thotë Abazi.

Sipas tij, Qeveria e tanishme të cilën e quan ilegale, është instrument i kapjes së shtetit dhe mekanizmit për koncesione ndaj Serbisë, bashkëveprim me krimin e organizuar dhe skemat e korrupsionit në të gjitha nivelet. “Zgjedhjet janë zgjidhja, të gjithë ata që janë kundër zgjedhjeve sot janë për vazhdimin e krimit dhe korrupsionit”, ka shkruar në fund Abazi.

Largimi i Thaçit nga politika do të duhej gjithashtu ta çlironte LDK nga klika e SHIK-ut dhe urdhëruesve të vrasjeve të…

Posted by Haki Abazi on Thursday, 24 September 2020

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.