OPINION

Çka na pret pas epidemisë..?

Shkruan: Skënder MULLIQI
E para e mirë ndoshta pas gjithë këtyre marifeteve nga politikat mbrapshta, dhe nga epidemia, që ka mundësi të tërheqë vëmendjen, është “pushimi” i hajnive. Garda e vjetër politike, an mbetur në “vakum”, në këtë drejtim, por mund të jetë kjo vetëm përkohësisht?!

Sa po të kalon epidemia, këta që e rrëzuan qeverinë, do të vazhdojnë aty ku kanë mbetur. Mos i madhi Zot, po jua prenë rrugën këtyre “ujqërve “ të pangopshëm të politikës. Shumë do të kisha dëshiruar që këta mos ti shohim në skenën politike, të cilat aq shumë e kanë ndotur. Sigurisht së këtë dëshirë e kanë shumica sot në Kosovë. E pa imagjinueshme sa larg kanë shkuar më veprime të tilla aq të liga! Krijuan mish mash politik, budallakina, poshtërsi dhe frikë … Epideminë e shfrytëzuan  në mënyrë të ulët, për qëllime meskine politike. Bënë kalkulime që kjo epidemi, ndoshta të ndikon në të ardhmen e tyre politike?! Këta nuk i besojnë askujt dhe as që dëshirojnë më i besuar. Janë mësuar dhe jetojnë në prodhimin e krizave, së këto ju lënë përshtypje dhe ju leverdisin. E pa dëshiruara e tyre e madhe pas kalimit të kohës së koronavirusit, është që mos t’ju skadon koha e forcës politike. Shumë vështirë do të jetë që dikush nga politika, do të këtë ndikim dhe mundësi të tubon në sheshe më mijëra njerëz, sikur ka ndodhur …Ndoshta përjashtim mund të bën, Albin Kurti ? Kjo për faktin së Karantina e bën të vetën, dhe frika së virusi mund të na sillet aty afër diku në ajër.

Kjo nuk donë të thotë krejt së popullizmit mund ti kalon koha. Kjo mundet shumë të zbehët por jo edhe të zhduket, ndoshta mund të ndryshon në formë. Supozim i imi. Kosova po vuan nga telashet e shumta, ka nevojë për korrektësi politike që qytetarëve tu sjellë më në fund qetësinë e përgjithshme. Se a do të kemi realizime edhe praktike, apo do të mbesin më shumë teori na mbetet të shohim. Koha nuk pret. Sigurisht së edhe një rend të ri botëror do ta shohim. Ata që inkorporohen në situatën e re, edhe më shpejt do ti mbyllin plagët  nga lëngata e shekullit. Unë pyes, çfarë janë gjasat tona, dhe çfarë do të jetë gjindshmëria jonë ? Dashtë Zoti që mos të sillemi si gjithmonë deri më sot, në rrethin vicioz…?!