Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Çka janë mes vete tre personat që u raportuan të zhdukur në Pejë?

Në raportin 24 orësh është raportuar se tre persona janë zhdukur në Pejë- një femër dhe dy meshkuj.

Burimet e Gazetës Express bëjnë të ditur se të zhdukur janë raportuar një grua me djalin e saj të mitur dhe djalin e mitur të kunatit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se Policia po i ndërmerr veprimet për gjetjen e tyre.

“Me autorizimin e prokurorit të shtetit, Policia e Kosovës është duke ndermarre veprimet për gjetjen e tyre”, tha ai.

Ndërkaq, në raport të policisë thuhet se rastin e ka lajmëruar dje një burrë.

“PERSON I ZHDUKUR- Pejë – Me 03.12.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se viktimat, një femër dhe dy meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhje  e tyre, rasti është duke u hetuar.”

Go to TOP