Kosova

Çka i kërkoi Lista Serbe Albin Kurtit? Ja ku po qëndrojnë deputetët e saj (Foto)

Listës Serbe i është shtuar ambicia. Përkundër deklaratave të mëhershme se nuk do të marrë pjesë fare në seancë, siç duket “prapa perdeve” kanë negociuar për sa i përket një bashkëpunimi të mundshëm – shkruan Kosova.info

Goran Rakiq kryetari i Listës Serbe ka konfirmuar për Kosova.info, se ata kanë kërkuar tre ministra, në “këmbim” të votave të këtij subjekti.

“Ne kemi kërkesa të cilat duhet të plotësohen nga mandatari i qeverisë, ne kemi kërkuar tre ministra dhe nëse kjo nuk do të jetë e pranueshme, ne nuk do të jemi pjesë e ‘Qeverisë Kurti’” – ka deklaruar ai për Kosova.info.

Të dëshpëruar që kjo marrëveshje nuk është jetësuar, ata po qëndrojnë në bufenë e kuvendit, duke e bojkotuar seancën./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483