Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Për sot, ditë e hënë datë 14 nëntor janë paraparë disa ngjarje si më poshtë:
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve në Autoritetin e Aviacionit Civil. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00).
Komisioni për Arsim mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr edukimin në fëmijërinë e hershme. (Hotel “Afa”, Prishtinë, ora 10:00)

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri organizon bisedën e titulluar “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Fillimi i fundit”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:30-12:30)

Mbahet tryeza “Adresimi i nevojës dhe rëndësisë për raportimin e të dhënave të turizmit nga bizneset në Agjencinë e Statistikave të Kosovës” e organizuar nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës. (Hotel “Nartel” Prishtinë, ora:10:30)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Programi Up to Youth i USAID-it shënon Javën e Botërore të Ndërmarrësisë:

-Vushtrri në Qendrën Rinore, 10:00 – 11:00.

-Mitrovicë në Diakonia, 12:00 – 13:00.

-Skenderaj në Qendrën Rinore, 14:00 – 15:00

Go to TOP