Kosova

Çka do të bëj Zafir Berisha? Ministrja Bajrami thotë se 2 milionët u vodhën përmes sulmit kibernetikë

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka folur sërish për skandalin e vjedhjes së dy milionëve nga thesari i shtetit.

Në raportimin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ajo ka thënë se transaksioni eshë i gjurmuar dhe se dihet ku kanë shkuar mjetet.

“E di që është interesim i të gjithëve. Ne kemi një kërkesë informacione të disa transaksioneve dhe për të parë Thesarin, pas tre minutash ne kemi informuar Policinë”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka thënë se në këtë transaksion ka pasur krim kibernetikë, pasi që në të njëjtin janë thyer pasworde.

“Ky është një krim ekonomik ku janë krijuar qasje të pa autorizuara, është bërë keqpërdorim detyre dhe janë thyer pasworde. Nuk është marrë asnjë nënshkrim i imi e as i drejtorit të Thesarit”, ka thënë ajo.

“Transaksioni është i gjurmuar dhe aty mund të vërehen se ku janë transferuar, nga kush janë transferuar e kështu më radhë”, ka thënë ajo.