Bota

Çka dimë dhe çka jo rreth vaksinës ruse “Sputnik V”

Rusia është vendi i parë që ka lansuar vaksinën kundër COVID – 19. Presidenti rus Putin, para botës testoi vaksinën tek e vajza e tij, raportuan mediat vendore – shkruan Kosova.info

Detajet rreth vaksinës janë të kufizuara, CNN paraqet disa nga ato:

Vaksina ruse u zbulua nga Instituti Gamaley me bazë në Moskë.

U emërua Sputnik V, duke iu referuar një sateliti të Bashkimit Sovjetik, i lansuar në vitin 1957.

Sa është e sigurt vaksina ruse?

Rusia nuk ka lëshuar të dhëna shkencore mbi testimin e vaksinës me ç’rast CNN nuk është në gjendje të verifikojë pretendimet në lidhje mbi sigurinë dhe efektivitetin e saj. Por Rusia është deklaruar që vaksina ka kaluar në fazën e parë dhe të dytë që është kompletuar me 1 gusht.

Nuk kemi informata për fazën e 3 – të, tha për CNN Keith Neil, Profesor në Universitetin e Notingham. Por pa e kaluar edhe fazën e tretë, Rusia nuk mund ta shpërndaj për botën. Planifikon që në shtator të jetë e përfunduar. Marrësit e vaksinës Sputnik V thanë që zbulimi i vaksinës jep antitrupa të fortë dhe imunitet. Ministria e Shëndetësisë Ruse ka thënë që stafi mjekësor dhe mësuesit do të testohen më së pari./Kosova.info/