SPORT

Ç’jetë të vështirë që kishte Mane, heroi i Senegalit

Çdo superhero ka një histori origjine. Shpesh ka një tragjedi personale, të pësuar në moshë të re; mund të ketë një udhëtim të gjatë nga një vend i largët dhe përfundimisht zbulimi dhe shfrytëzimi i fuqisë së tyre për të transformuar botën përreth tyre.

Një dokumentar rreth yllit të futbollit të Liverpoolit, Sadio Mane, nuk pretendon se i përket zhanrit të superheroit, por “Made in Senegal” mund të formojë modelin për një film bindës të superheronjve, shkruan CNN.

Është historia e një djali të ri me një ëndërr, një djalë i rritur pa babanë e tij, në një pjesë të largët të Senegalit dhe kundër të gjitha parashikimeve i ngritur për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë dhe më të famshëm në botë.

Jeta në fshatin Bambali ishte e vështirë dhe në filmin dokumentar Mane sqaron se bujqësia do të ishte zgjidhja e vetme në karrierë për të riun Sadio.

Ai ishte i rrethuar nga futbolli, pasi ekipi i vogël i futbollit që e zotëronte xhaxhai i tij kryente stërvitjet vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Të gjithë të tjerët e shihni si ide të keqe, por Mane aspironte të ishte në mesin e tyre; “njerëzit më quanin abnormal”, kujton Mane kohën e fëmijërisë kur ai luante në terrenet me dhe e pluhur dhe në vend të topit shqelmonte pemët e gurët e rrumbullakët.

Në vitin 2019, faqja e sportit “The Athletic” dërgoi Oliver Kayn në fshatin e shtëpisë së Manes për të hulumtuar prejardhjen e tij dhe shkrimtari i futbollit tha se ishte edhe më i izoluar nga sa mund ta imagjinonit.

“Me të vërtetë është shumë larg gjithçkaje” tha Kay për CNN Sport. “Qyteti më i afërt ishte tri orë larg. Kryeqyteti Dakar është shtatë orë larg. Fëmijët ngjiten mbi pusin lokal dhe ndjekin pula, nuk ka asnjë predispozitë për një akademi, apo trajner profesional për të nxjerrë talente këtu; shanset për Manen të bëhej i madh, ishin jashtëzakonisht të vogla”.

 “Nuk e kuptoja dot vdekjen e babait”

Kur Mane ishte vetëm shtatë vjeç, jeta e tij u bë edhe më e vështirë.

“Ne po luanim në fushë, kur një kushëri u afrua dhe më tha ‘Sadio, babai yt vdiq’. Unë u përgjigja ‘Oh vërtet?’ Mendova: ai po bën shaka, nuk mund ta kuptoja. Ai kishte dhimbje barku, por sepse nuk kishte spital, ne provuam ilaçin tradicional. Ata e çuan në një fshat dhe ai vdiq atje”.

Në kohën kur ai ishte 15 vjeç, Sadio po bënte emër. Lojtari më i mirë jo vetëm në fshatin e tij, ishte i njohur për miqtë e tij si ‘ballonbuwa’ – magjistari i topit.

Por pengesat për ëndrrat e tij nuk ishin thjesht gjeografike; ato ishin shumë më afër shtëpisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.