SPORT

City ofertë për Ruben Dias, 50 milionë euro dhe kartonin e këtij futbollisti të madh

Manchester City nuk po arrin të nënshkruajë me Kalidou Koulibalyn e Napolit, ndërsa tani e kanë kthyer kokën kah Ruben Dias i Benficas.

Pep Guardiola po pret edhe një dhuratë nga drejtuesit e klubit, ku mbrojtja është reparti që kërkon të përforcohet.

City pëlqen Ruben Dias, 23-vjeçarin e Benficas, i cili tash e një kohë përcillet nga shumë klube.

TMW shkruan se bisedimet mes dy klubeve kanë nisur dhe Manchester City kanë bërë propozimin e tyre për portugezin.

Ofertë është 50 milionë euro dhe kartonin e Nicolas Otamendit, qendërmbrojtësit argjentinas që ka luajtur me Porton më parë.

Një ofertë që ka tunduar jo pak Benficën të cilët janë duke e analizuar propozimin e Manchester Cityt. Dias ka 19 ndeshje me Kombëtaren e Portugalisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.