SPORT

City ndalet nga Wolvesi

Kampioni anglez, Manchester City nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Wolvesi.

Vendasit u treguan mjaft të mirë, madje arritën të krijojnë të parët epërsinë, transmeton Koha.net.

Boly kaloi vendasit në epërsi në minutën e 57, pas asistimit nga Moutinho.

City u kundërpërgjigj përmes Laportes, i cili shënoi me kokë në minutën e 69 pas asistimit nga Gundogan.