City gati ta transferojë Jack Grealish, Bernardo Silva e mendon largimin nga klubi

Jack Grealish është objektivi kryesor i Manchester Cityt për repartin ofensivë.

Sipas mediave angleze kampionët në fuqi të Ligës Premier janë gati të shpenzojnë rreth 100 milionë euro për transferimin e Grealish nga Aston Villa.

E ardhmja e anësorit mund të thotë lamtumirë për portugezin Bernardo Silva.

Gjithnjë sipas mediave angleze, Silva nuk po e sheh më vetën si të rëndësishëm në klub dhe ka kërkuar largimin.

26-vjeçari është duke shikuar opsionet tjera për të vazhduar karrierën, ku e ardhmja e tij mund të jetë në La Liga.

Atletico Madrid dhe Barcelona janë dy skuadrat që e pëlqejnë shumë portugezin dhe mund të tentojnë transferimin e tij.

Por në garë për të është edhe Tottenham Hotspur, që mund të kërkojë nga City ta përfshijë Bernardo Silvan në ofertën për Harry Kane.

Gjithsesi qëndrimi i portugezit në Etihad Stadium duket shumë i vështirë. 

Go to TOP