Çitaku i reagon Nagavcit për çerdhet: Përpjekje delitanteske për manipulim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se gjatë periudhës trevjeçare të Qeverisë Kurti janë ndërtuar 850 për qind më shumë çerdhe sesa që janë realizuar gjatë periudhës 2003-2020.

Në lidhje me këtë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se gjatë Qeverisë Kurti janë ndërtuar vetëm 4 çerdhe.

“Me 4 çerdhe të ndërtuara gjatë mandatit të qeverisë Kurti, edhe një 3 vjeçar me njohuri bazike të matematikës do ta dinte që deklarata e ministres Nagavci është e pasaktë. Është mashtrim. Është përpjekje delitanteske për manipulim”, shkroi Çitaku.

Për deklaratën e Çitakut ka reaguar edhe ish-ministrja e Arsimit nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se sipas Nagavcit, i bie që prej vitit 2003 deri në vitin 2020 në Kosovë është ndërtuar një gjysmë çerdhe, e “kjo mandej e ka rritë numrin për 850%, pra 1/2 tash janë bë 4”,.

Go to TOP