Kosova

Çitaku e quan turp dhe marrëzi sulmin fizik ndaj gruas rome në Lipjan

Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ndaj sulmit fizik që i është bërë një gruaje të komunitetit rom, nga disa të rinj në Lipjan.

Ambasadorja Çitaku, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur turp dhe marrëzi, sulmin fizik që e kryen disa të rinj ndaj qytetares së Kosovës, me pretekstin e disa pohimeve të paverifikuara.

Postimi i plotë i ambasadores Çitaku:

“Një qytetare e Kosovës, e përkatësisë rome, u sulmua nga disa të rinjë në pikë të ditës. Pretekst ishin disa pohime të paverifikuara të cilat u raportuan në disa mediume të Kosovës. Turp dhe marrëzi”,ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka ndaluar sot një grua e cila u bë e njohur në rrjetet sociale nga qytetarët, si një “rrëmbyese e fëmijëve”.

Derisa po ecte në Sheshin ‘Adem Jashari’ në Lipjan, gruaja që thuhet se është e Podujevës, sulmohet nga disa fëmijë.

Mirëpo, Policia e Kosovës e cila e ka ndaluar dhe e ka legjitimuar gruan, i ka hedhur poshtë pretendimet e qytetarëve se ajo po vidhte fëmijët.