SPORT

Çitaku e Orana takohen me Presidentin e ITTF

Në margjinat e turneut botëror “2019 ITTF Junior Circuit, N. Macedonia Junior & Cadet Open”, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore, kryetari Nehat Çitaku dhe anëtari i bordit Kastriot Orana, janë takuar me presidentin e ITTF Thomas Weikert.

Kryetari Çitaku në emër të FPPK-se falënderoi Presidentin e Federatës Botërore të Pingpongut Thomas Weiker, për përkrahjen e vazhdueshme të ITTF karshi Kosovës, si dhe e njoftoi për zhvillimet e fundit të federatës si dhe bashkëpunimin e mirë mes shteteve të rajonit. Ndërsa Presidenti Weikert e përgëzoi Kryetarin Çitaku dhe për arritjet e deritashme dhe u shpreh i lumtur që Kosova që nga pranimi në ITTF vazhdimisht ka promovuar sportin e Pingpongut.

Kurse Orana, në emër të Federatës e ftoi Weikert së bashku me stafin për zhvillim në ITTF, ta vizitojë Kosovën, me rastin e manifestimit të Ditës Botërore të Pingpongut, manifestim tradicional i FPPK-së i cila do të mbahet me 6 Prill 2020 në Prishtinë.

Në fund Kryetari Çitaku i dhuroi një dhuratë modeste, një fanellë me të cilën Kosova kishte fituar medaljen e parë ndërkombëtare në pingpong.

Nikoqiri i turneut “2019 ITTF Junior Circuit, N. Macedonia Junior & Cadet Open”, z.Goran Tilovski u shpreh i lumtur me pjesëmarrjen e 20 shteteve ne këtë turne, duke pasur parasysh qe kjo është hera e pare qe po organizohet një turne i tille ne këtë Maqedoninë Veriore. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.