Show Biz

Cilin këngëtarë e priti në takim Ramiz Lladrovci?

I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim reperin Don Xhoni, i cili vjen nga kjo komunë.

Bashkë me reperin ishte edhe vëllai i tij që njihet si lojëtar i virtuale online soccer manager, e njohur ndërkombëtarisht si loja më e popullarizuar e futbollit.

Lladrovci ‘bëhet’ reper me stile, takohet me Don Xhonin

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar Leonardin dhe Don Xhonin për të arriturat e tyre dhe u ka uruar suksese në punën që bëjnë.

Ndërsa, Don Xhoni, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka shtuar se çdo hap i karrierës së tij, nuk do të harroj vendin e lindjes, Drenasin dhe do të mundohet që ta bëjë krenare vendlindjen dhe shtetin.