SPORT

Cili futbollist po ka oferta të mëdha nga Barcelona dhe Real Madrid?

Fabian Ruiz ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha spanjolle, Barcelonës dhe Real Madridit, ndërsa Napoli synon të ketë luftë ofertash për të.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Napoli po përgatitet të marrë një valë të freskët interesimi për mesfushorin Fabian Ruiz, nga dy ekipet kryesore spanjolle.

Ata shkruajnë se presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentiis po shpreson të krijojë një luftë ofertash mes gjigandëve të Barcelonës dhe Real Madridit për të marrë çmimin më të mirë të mundshëm për yllin e tyre.

Ruiz u transferua nga Real Betisi në vitin 2018, ku ai kishte bërë përparimin e tij nën drejtimin e Quique Setien, i cili tani siç duket e dëshiron atë në Camp Nou.

Real Madridi, nga ana e tyre, gjithashtu e sheh reprezentuesin e Spanjës si një synim, dhe mendohet se janë më mirë financiarisht për të provuar transferimin e lojtarit.

Napoli po ndien shtrydhje financiare pas krizës së coronavirusit dhe thuhet se janë të detyruara të shesin yjet e tyre, por dëshirojnë të fitojnë sa më shumë që është e mundur.