SPORT

Cili është ekipi që dikur e pushtoi Evropën?

Të gjithë e mbajnë mend se si përfundoi. Nga viti 1990 deri në vitin 2004, Parma garoi si një nga skuadrat kryesore të Italisë, duke u kualifikuar në Evropë për 14 sezone rresht dhe duke fituar katër trofe të këtij kontinenti.

Pastaj kompania e tyre mëmë dhe sponsori kryesor, “Parmalat”, kolapsoi në një prej skandaleve më befasuese të mashtrimit financiar që bota ka njohur ndonjëherë.

Parma, ekipi që dikur e pushtoi Evropën

Pas kësaj, Parma shmangu shuarjen e menjëhershme. Teknikisht klubi u zhvendos, por në një version të riemërtuar, duke marrë përsipër kontratat, borxhet dhe – me rëndësi – statusin në Seria A të paraardhësit të tij. Por, Parma ende ishte në situatë të rëndë, pasi nuk garoi për gjëra të mëdha në dekadën që pasoi, duke u kualifikuar në Kupën e UEFA-s vetëm një herë, në vitin 2006 për shkak të dënimit të Juventusit, Fiorentinas e Lazios si pasojë e skandalit “Calciopoli”. Në vitin 2015, Parma falimentoi përfundimisht. Këtë herë, klubi do të duhej të fillonte nga Serie D – kategoria e katërt e futbollit italian.

Ata do të duhej të fillonin nga Serie D. Rikthimi i shpejtë i Parmës në Serie A, me tre promovime në po aq sezone, ka qenë një histori e bujshme. Por pjesa e kësaj përralle që tregohet më rrallë është aty ku filluan të gjitha. Jo me kompaninë “Parmalat”, por me një njeri të quajtur Ernesto Ceresini, i cili u bë presidenti i klubit në vitin 1976.

Parma po luante në nivelin e tretë të futbollit italian – i njohur atëherë si Serie C – dhe nuk kishte qenë kurrë më i lartë se në divizionin e dytë. Në fakt, nuk pritej edhe më shumë prej një ekipi që ishte nga një qytet me 200 mijë njerëz, ku bejsbolli, volejbolli dhe çiklizmi ishin në interesin e tifozëve.

Ceresini, një biznesmen vendas që bëri paratë e tij në ndërtim, thuhet se e ka blerë Parmën pothuajse si një mjet shpërqendrimi: kërkimi i një qëllimi të ri pasi vdiq gruaja e tij. Por emërimi i Arrigo Sacchit si menaxher në vitin 1985 do të ishte një pikë kthese. Ish-shitësi i këpucëve sapo kishte siguruar promovimin nga Serie C për Riminin dhe e ngriti Parmën në një nivel më lartë në përpjekjen e parë. Sukses Sacchi pati edhe në sezonin e dytë, duke e mposhtur Milanin dy herë në “San Siro”, në kuadër të Kupës së Italisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.