Show Biz

Cili aktor i humbi milionat por i fitoi sërish?

Aktori dhe producenti, John Malkovich, ka pranuar se është dashur të ndryshojë qasjen që kishte ndaj punës dhe pranimit të roleve pasi që humbi të gjitha kursimet që kishte për shkak të mashtruesit Bernie Madoff në vitin 2008.

Në vitin 2008, aktori kishte humbur të gjitha kursimet për shkak të financierit Madoff, i cili mashtroi shumë investitorë për 64.8 miliardë dollarë në një skemë piramidale, dhe u dënua me 150 vjet burg në vitin 2009.

Aktori John Malkovich humbi milionat por i fitoi sërish

Malokivitch pranoi se është dashur të bëjë ndryshime të mëdha në stil të jetës, dhe është dashur të pranojë sa më shumë role që ka mundur për t’u bërë financiarisht i sigurt sërish.

Në një interviste me gazetën The Guardian, ai tha: “menaxheri ynë i atëhershëm kishte investuar të gjitha që i patëm më një person të quajtur Bernie Madoff. Çdo gjë që kam fituar pata humbur”, shkruan Female First.

Malkovich thotë se ka qenë i hidhëruar vetëm disa ditë, e pastaj ka filluar të kujtojë veten se në fakt ishte në pozitë të privilegjuar krahasuar me njerëzit tjerë në Amerikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.