Show Biz

Cili aktor është në gjendje të rëndë shëndetësore pas komplikimeve me COVID-19?

Nick Cordero është ende duke përjetuar komplikime me koronavirusin, pavarësisht se tani testoi negativ për COVID-19.

Gruaja e yllit të ‘Broadway’, Amanda Kloots, u dha fansave një azhurnim për gjendjen e burrit të saj, duke ndarë në Instagram një postim se Cordero, 41 vjeç, është “ende shumë i sëmurë” dhe mjekët e tij e kanë vendosur atë në një dhomë në të cilën i japin një kujdes të shtuar për shkak se aktori ende ka probleme me frymëmarrje, shkruan People.

Aktori në gjendje të rëndë shëndetësore pas komplikimeve me COVID-19

“Nick është më mirë se dje. Ai akoma është shumë i sëmurë dhe ende po lufton me sëmundjen”, ka shkruar Amanda në Instagram, “Ata gjithashtu pastruan mushkëritë e tij për të ndihmuar në luftimin e infeksionit”, tha ajo.

Edhe pse Cordero testoi pozitivisht për koronavirusin në prill, Kloots shkruajti në një postim tjetër se burri i saj “tash e disa javë ka testuar negativ për COVID-19”. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483